Pajtuan gjaqe për shumë vite, memorial përkujtimor në Mirditë, nderohen 9 figura nga të gjitha trevat shqiptare

12 Tetor 2023, 10:03| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 10:24

  • Share

9 figura nga të gjitha trevat shqiptare me kontribut në shoqëri kryesisht në pajtimin e gjaqeve, u përkujtuan në Gziq të Mirditës, pikërisht në vendin ku lindi kuvendi i Arbërit 800 vite më parë. Kol Alia, Nikoll Paluca, Zenun Alia, Avdi Rexha, Osman Vata, Binak Alia, Musa Abazi, Osman Vata dhe Pal Cara, u përjetësuan përmes memorialëve të ngritura në nderim të tyre. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm pasardhës të këtyre personave, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe banor të zonës.

I pranishëm në këtë aktivitet kryegjyshi botëror i bektashinjve Edmond Brahimaj dha një mesazh për shoqërinë që të kontribuojnë sa më shumë në vendin e tyre.

Aktiviteti përkujtimor në nderim të këtyre personave u organizua nga Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit të Gjaqeve i cili i vlerësoi dhe me certifikata mirënjohje familjet e të ndjerëve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?