Kronikë

Pajisjet e dhuruara nga SHBA, Yuri Kim te ' Koço Gliozheni': Krah për krah do ta kalojmë pandeminë

2 Prill 2021, 20:11| Përditesimi: 2 Prill 2021, 20:13

  • Share

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin "Koço Gliozheni".

Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe Drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni” për të parë nga afër këto investime.

Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë.

"Krah për krah" do ta kalojmë edhe këtë!, shkruan Ambasada Amerikane.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?