Sendet e sekuestruara nga policia në banesën e 28-vjeçarit

Pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, kanabis dhe euro në banesë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

23 Shkurt 2022, 12:10| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 12:13

  • Share

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar 'Cryptocurrency' ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet S.E.

Mësohet se në banesën e të riut janë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, kanabis dhe municion luftarak.

Gjithashtu policia ka sekuestruar dy peshore elektronike, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Cryptocurrency". Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. 

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe OSHEE-në, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Cryptocurrency", gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - S. E., 28 vjeç, banues në rrugën "Frosina Plaku", Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën "Frosina Plaku", shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në vijim të kontrollit, në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?