'Paguan 300 euro për vdekjen' Zbulohet itenerari i 7 emigrantëve: Nga hyrja në Shqipëri deri tek rrëzimi i makinës në Vjosë që i mori jetën

2 Prill, 14:29| Përditesimi: 2 Prill, 15:44

  • Share

Foto: Aksidenti në Këlcyrë, makina në lumin Vjosë, 2 prill 2024

GJIROKASTER- Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi i furgonit nga qyteti i Shkodrës.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ka zbardhur dinamikën e lëvizjes së emigrantëve të cilët u  nisnë për një të ardhme më të mirë por jeta u pre në mes.

Mësohet se emigrantët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet. Kanë qëndruar për gati 30 minuta në pritje të ardhjes së makinës që do i çonte më pas në drejtim të Hanit të Hotit, më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe destinacioni final vendet e BE-së.

Për këtë rrugëtim mësohet se secili prej tyre kishte paguar 300 euro.

Pasi ka ardhur mercedezi Benz 240 të 7 emigrantët janë futur në makinë dhe kanë nisur udhëtimin. Në hyrje të Këlcyrës janë ndeshur me një patrullë policore. Në këtë moment shoferi ka bërë kthesë dhe pasi ka ecur 4 km për shkak dhe të shpejtësisë së lartë shoferi ka humbur kontrollin, ka çarë barrierën duke rënë në lumin Vjosë.

Makina ka fluturar 100 metra në lartësi dhe ka rënë në një distancë 300 metra në lumin Vjosë.

Ende nuk është identifikuar shoferi Shkodran dhe as emigrantët të cilët humbën jetën.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?