Alban Bengasi

I ofroi Nuredin Dumanit me 120 mijë euro që të vriste gruan, SPAK çon në Gjykatë dosjen e avokatit Alban Bengasi

9 Shkurt, 09:58| Përditesimi: 9 Shkurt, 15:44

  • Share

SPAK merr të pandehur çon në gjykatë dosjen avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se porositi grupin kriminal për të eliminuar ish bashkëshorten e tij Blerta Ruçi. Në dosjet e zbardhura nga dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani thuhej se avokati i kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin por ky i fundit nuk kishte pranuar duke i thënë se nuk merrej me gra.

Bashkë me të të pandehur do të merren dhe Nuredin Dumani, Festim Qoli, Eljo Bitri.

Alban Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit teksa po hynte në Shqipëri pas 16 muajsh arrati në Dubai. 

"SPAK përfundoi hetimet për procedimin penal nr.75/5, të vitit 2024, dhe përcolli në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesën me objekt “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.75/5”, në ngarkim të të pandehurit Alban Bengasi, akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal" informoi sot SPAK

Në  njoftim SPAK zbardh dhe ngjarjen çfarë ndodhi më 30 janar 2020  në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më datë 30.01.2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur shtetasja Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj me targë AA 282 DI, është dhunuar nga një  person, i cili e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës,  dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga  Prokuroria e Posaçme zbuluan dhe rolin e secilit: Alban Bengasi ishte porositësi, Festim Qoli ia ofroi si punë Nuredin Dumanit. Ky i fundit e ndoqi për të mësuar intinerarin e lëvizjeve deri më 30 janar 2020 kur dhe Eljo Bitri ekzekutoi krimin duke e goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke.

Hetimet e kryera nga  Prokuroria e Posaçme, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu dhe shkakun. 

"Konkretisht, i pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është  personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është  ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes" informoi sot SPAK

Këta shtetas kanë bashkëvepruar në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktivitetin e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke patur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale.

 Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 09/02/2024 14:46

    Çelsat ne det ketij krimineli te droguar dhe konfiskojini pasurine.

    Përgjigju
  • beni: 09/02/2024 14:26

    kur te tradheton gruaja,,,e le dhe merr nje tjeter,,,nuk ke pse ben te tilla gjera...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?