Pagesa e borxheve të prapambetura
UKT: Ja procedurat lehtësuese

25 Prill 2016, 15:26| Përditesimi:

  • Share
Drejtoria e Ujesjelles Kanalizime Tiranë ka publikuar sot hapat që duhet të ndjekin abonentët debitorë, për të shlyer borxhet e prapambetura, duke përfituar lehtësira nëpërmjet një aktmarrveshje me UKT.

“Akt-marrëveshja e re UKT sh.a me abonentët debitorë lehtëson dhe ndihmon të gjithë konsumatorët familjarë që të shlyejnë borxhet e faturave të papaguara prej kohësh. Njëkohësisht ky vendim i ri, i cili parashikon pagesën prej vetëm 2 mijë lekësh plus faturën e muajit përkatës, nxit gjithë konsumatorët që të shlyejnë detyrimet e parapambetura ndaj UKT sh.a.",  njofton UKT.
 
Çfarë duhet të bëjë konsumatori për të përfituar nga ky vendim?

-Për të lidhur akt-marëveshjen e re, abonentët debitorë duhet të paraqiten pranë njësive të UKT-së.

-Për të nënshkruar akt-marrëveshjen gjithë abonentët, në momentin që paraqiten në Njësinë përkatëse duhet të kenë me vete kontratën e furnizimit me ujë si dhe një mjet identifikimi. 

-Ditën e nënshkrimit të marrëveshjes abonenti debitor duhet të kryejë pagesën e parë, e cila është 2 mijë lekë plus faturën e muajit aktual.

Njësitë ku duhet të paraqiten banorët sipas zonave: 

Njësia Nr.1- Adresa: Rruga꞉ Riza Cerova, Pallati “Xhajs″, Tiranë.

Njësia Nr.2- Adresa: Rr."Petro Nini Luarasi", tek Tregu Elektrik.

Njësia Nr.3 - Adresa: Blloku i banimit “Vasil Shanto”, Rr. Jusuf Vrioni

Njësia Nr.4- Adresa: Rr."Artan Lenja", pranë Zjarrëfiksëve tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Njësia Nr.5- Adresa: Ish-Kombinati Tekstil, kati i dytë në krah të njësisë administrative Nr.6.

Njësia Nr.6- Adresa: Rruga hyrëse për në Vorë, pranë Xhamisë Vorë, tek pallatet Al-Konstruksion

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?