Edin Dzeko

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

28 Mars, 12:16| Përditesimi: 28 Mars, 12:17

  • Share

Është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit turk, por 38-vjeçari Edin Dzeko nuk kërkon të ndalet dhe dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë në Arabinë Saudite.

"Sportam" në Turqi bën me dije se për boshnjakun ka interes nga Al Hilal, skuadra kampione në Arabinë Saudite dhe që drejtohet nga i mirënjohuri Jorge Jesus.

Besohet se Dzeko është bindur pasi i është ofruar një rrogë prej 11 milionë eurosh në vit dhe në fundin e sezonit po konsideron largimin, paçka se ka kontratë deri verën e 2025.

Dzeko këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe 5 asiste në 29 ndeshje të Superligës turke, aty ku kryeson duke lënë pas vetes Mauro Icardin e Galatasaray dhe Rey Manajn e Sivasspor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?