Foto ilustruese

Pagat e reja/ Nga 110 - 130 mijë rroga mujore e këshilltarëve të jashtëm të Presidentit dhe ministrave! Nëse Rama angazhon konsulent të huaj paguhet deri në 1 mln lekë

23 Qershor 2023, 10:28| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 10:55

  • Share

Presidenti i Republikës, Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat apo titullarët e institucioneve në varësi të tyre, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit, që drejtojnë, kanë të drejtë për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike, të kenë këshilltarë të jashtëm apo ndihmës të jashtëm.

Por sa mund të paguhet një këshilltar i jashtëm i një drejtuesi shteti?

Në fletoren zyrtare të 21 qershorit 2023 janë publikuar të kategorizuar paga e këtyre këshilltarëve të cilët emërohen nga vetë drejtuesit e institucioneve dhe pagesa përcaktohet nga ata

Paga më e lartë është ajo e këshilltarit të presidentit dhe e kryeministrit që shkon deri në masën 130 mijë lekë ndërkohë këshilltarët e jashtëm të titullarëve e institucioneve në varësi të Kryeministrit apo ministrave paga u shkon në masën deri në 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë në muaj.

Paga e Këshilltarit të jashtëm të presidentit të emëruar prej tij, deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë)
Paga e për këshilltarët e jashtëm të kryeministrit të emëruar prej tij, deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) lekë në muaj
Paga për ndihmësit e jashtëm të kryeministrit deri në 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë në muaj.
-Paga për këshilltarin e jashtëm të zëvendëskryeministri dhe ministrat, të emëruar prej tyre, deri në masën deri në 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë në muaj
Paga për këshilltarët e jashtëm të titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit apo ministrave, të emëruar prej tyre, në masën deri në 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë në muaj.

Kryeministri me këshilltar të jashtëm shtetas i huaj

Ndërkohë kryeministri ka të drejtë të angazhojë këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë apo konsulentë të njohur ndërkombëtarisht me një pagesë jo më shumë se 1 milionë lekë në muaj.

“Përjashtimisht, Kryeministri ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë në muaj, për një periudhë angazhimi jo më shumë sesa kohëzgjatja e mandatit të tij” thuhet në pikën 3 të vendimit nr 325, datë 31 maj 2023.

Sa paguhen ekspertët në institucione

Gjithashtu janë përcaktuar dhe pagat bazë mujore të nëpunësve në pozicionet “ekspertë”, në qendrat e ekselencës, pjesë e strukturës dhe organikës së institucioneve të administratës shtetërore.  

Në Kryeministri dhe aparatet e ministrive:  
Ekspert i kategorisë së parë, 153 000 (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë në muaj;
Ekspert i kategorisë së dytë, 129 000 (njëqind e njëzet e nëntë mijë) lekë në muaj.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për pagat e reja, fillojnë nga data 1 prill 2023.

Me këtë vendim shfuqizohet vendimi nr. 187, datë 8.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”

Projektligji për rritjen e pagave u miratua më 25 maj 2023 dhe u dekretua disa ditë më pas nga presidenti Bajram Begaj. 

(Kliko këtu për të lexuar vendimet e plota)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?