Pagat e prapambetura, FIFA i bllokon merkaton Tiranës! Seferi në ‘ajër’

5 Janar 2021, 13:28| Përditesimi: 5 Janar 2021, 14:33

  • Share

Ekipi kampion në fuqi, Tirana, është dënuar nga FIFA me bllokimin e merkatos për shkak se ka humbur gjyqin për pagat e prapambetura me futbollistin Moktar Cise.

Futbollisti nga Mali, që ka luajtur me bardheblutë në sezonin 2016-2017, pretendonte se nuk ishte paguar nga Tirana sipas kontratës, ndërsa tani FIFA i ka dhënë të drejtë 27-vjeçarit. Në këto kushte Tiranës i duhet të bëjë një marrëveshje me Cise-n në rast se kërkon këtë janar të bëjë goditje në merkato.

Ky lajm aspak pozitiv vjen pak orë pasi klubi i Tiranës kishte zyrtarizuar një super goditje në tregun e transferimeve për sulmin. Bardheblutë arritën akordin me Young Boys për huazimin e sulmuesit të Kombëtares Taulant Seferi, por që me bllokimin e markatos duhet të presë për t’u cilësuar si bardheblu.

Si për ironi të klubeve shqiptare lajmi vjen një ditë pasi Partizani fitoi gjyqin në CAS për bllokimin e merkatos nga FIFA.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?