Foto ilustruese

Paga sipas meritës për mësuesit! Kriteret që duhen plotësuar, provimet e kualifikimeve zhvillohen më 11 maj

31 Janar, 08:58| Përditesimi: 31 Janar, 09:43

  • Share

Qeveria ka paralajmëruar reformimin e sistemit të pagave për arsimin, ku përveç pagës mesatare 950 euro që pritet të rritet, mësuesit do kenë mundësi të paguhen edhe në bazë të meritës. Për këtë ka nisur edhe krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla.

Sipas qeverisë, kjo mënyrë do të nxisë mësuesit që të rrisin performacën e tyre, ndërsa do të trjanohen për një sërë çështjesh, nga metodat e mësimdhënies, dixhitalizimi etj.

Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve, në 11 maj. Fillimisht, çdo mësues do duhet të plotësojë brenda datës 27 shkurt kërkesën për t’u përfshirë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore vendore.  

Që mësuesit të marrin pjesë në këto provime është kusht vjetërisa në punë për 2 shkallët e kualifikimeve, “mësues specialist” dhe “mësues i kualifikuar”. Provimi do të organizohet më 11 maj dhe mësuesit testohen në lidhje me formimin e përgjithshëm, madje ka pyetje dhe nga drejtshkrimi i gjuhës shqipe, si dhe gjithashtu ka pyetje shkencore të lëndës që jep mësim.

Për të marrë titullin “mësues specialist” duhet të kesh mbi 10 vite punë, ndërsa me më shumë se 20 vite punë garon për gradën “mësues mjeshtër”. Për kategorinë e parë “mësues i kualifikuar”, arsimtarët duhet të zotërojnë të paktën 5 vite punë dhe ju nënshtrohen orëve të hapura mësimore të monitoruara gjatë periudhës 1 deri në 26 prill.

Ende nuk dihet se si do të funksionojë pagesa sipas meritës për mësuesit, por këta të fundit në bazë të pikëve të dosjeve që kanë dorëzuar si dhe testit, vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët.

Ata nuk humbasin vendin e punës nëse vlerësimi nuk është i mirë, por kanë të drejtën e ritestimit për të fituar statusin e kualifikimit. Pjesëmarrja në kualifikim nuk është e detyrueshme, por në bazë të këtyre kritereve sipas qeverisë në të ardhmen mësuesit përveç pagës bazë do të mund të paguhen edhe sipas meritës.

Ministria e Arsimit lançoi dje fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025. Ky program synon të fuqizojë mësuesit përmes trajnimeve dhe metodave inovative të mësimdhënies.

Me nisjen e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, brenda këtij viti do të trajnohen mbi 4000 mësues të arsimit fillor si dhe mësuesit Gjuhës Shqipe, Matematikës dhe Shkencat e Natyrës, për aftësitë digjitale dhe deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ehhhhh: 31/01/2024 09:43

    Ore po ju ka rene cilesia e mesimit, jo e dokumentacionit! Cilesine e dokumentacionit e keni ngritur ne kurriz te cilesis se mesimit, bravo ju qofte! I keni ngopur mesuesit ne aspektin ligjor dhe ata aty jane fokusuar sepse ne testime ato kane me shume vlere se aspekti profesional! Nje mesues i mire ne nje shkolle malore ku interesi i mesimit ne popullat eshte 0, i duhet te haje buk thate ter jeten sepse ska cilesi sipas jush? Ore vazhdoni se mire e keni!

    Përgjigju
  • Zhapiku: 31/01/2024 09:32

    Çfarë na tregoni përralla, shumica e mësuesve nuk dinë shqipen letrare as ta shkruajnë e as ta flasin e kanë shumë vështirësi në të lexuar.....në rrethe sidomos....por po ti fusësh në provim të saktë e të fortë Shqipëeria mbetet pa mësues kështuqë që përralla mos na tregoni më se arsimi që kur ka qënë Sala i ka dhënë të tatpjetën.....sa universitete private ke, mjafton të paguash dhe shkollën e ke të marrë. Me të mira dhe ikni nga ky vend se propaganda është bërë më keq se në komunizëm....si me Edin si me Salën.....ato të mbushin xhepat w të tregojnë dokrra atë dijnl të bëjnë më mirë. Këtë vend nuk e do asnjë shqiptar sidomoa pordhitikanët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?