Paga mesatare në vend ulet në muajt e verës! INSTAT: Zbriti në 56.435 lekë, bujqësia më e diskriminuara! E pësojnë edhe financierët e bankierët

14 Dhjetor 2021, 17:51| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 19:56

  • Share

Paga mesatare në muajit e sezonit veror është ulur në raport me periudhën prill-qershor, pavarësisht se situata ekonomike dhe aktiviteti i bizneseve është përmirësuar.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit paga mesatare mujore bruto në vend ishte 56.435 lekë, nga 56.710 lekë që ishte tremujorin e dytë të këtij viti, duke regjistruar një ulje prej 0.5%.

Bujqësia duket se është sektori që vijon të vuaj pasojat e pandemisë COVID-19, pasi përveç se ka reduktuar aktivitetin, ka ulur numrin e të punësuarve dhe pagat. Në këtë tremujor të tretë pagat mesatare për sektorin e bujqësisë janë ulur me 260 lekë, dhe të punësuarit në bujqësi vijojnë të jenë më pak të paguarit në shkallë vendi.

“Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,9 % më e ulët”, thuhet në raportin e INSTAT.

Rënie e pagave është regjistruar edhe tek sektori informacion e komunikacion, tek financierët, administrata publike dhe tek sektori i arteve dhe argëtimit. Më të prekurit nga ulja e pagave në raport me tremujorin e kaluar kanë qenë financierët e bankierët paga mesatare e të cilëve është ulur me 11.925 lekë.

Ndërkohë nëse e krahasojmë pagën mesatare të tremujorit të tretë me atë të vitit të kaluar INSTAT thotë se ajo është rritur me 6,9 %.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej 11,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i Ndërtimit prej 3,8 %. Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Menaxherëve është 70 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 37,8 % më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021, paga për grup-profesionin e Punëtorëve (Profesione elementare) ka rritjen më të madhe prej 10,1 %, ndërsa për grup-profesionin e Forcave të Armatosura ka një rritje më të vogël, prej 1,9 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kela: 14/12/2021 18:35

    Nje arritje tjeter e madhe e liderit suprem. Ne gjithe Europen po rriten rrogat per ti bere balle inflacionit, ketu tek ne ulen. Eshte cmenduri ta mendosh ne dore te kujt kemi rene, ca injoranteve qe nuk ja kane idene fare ekonomise.

    Përgjigju
    • Jack: 14/12/2021 20:11

      Po ku e di ti o trap qe rrogat rriten ne Europe ne kete kohe?

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?