Maliqi

Paditi kryebashkiakun e Kuçovës, Lefter Maliqi thirret të dëshmojë: SPAK po u vë tritolin pemës së Rilindjes! Mua le të më hetojnë, qymez pulash do të më gjejnë

27 Korrik 2023, 11:04| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 11:56

  • Share

Kandidati humbës i ‘BF’, për bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi u thirr sërish sot në SPAK për të dhënë dëshminë lidhur pas padisë për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Në një prononcim për median pasi doli nga SPAK Maliqi tha se kishte dorëzuar provat për padinë e tij.

“U pyeta për Salillarin, tenderin korruptiv” u tha ai gazetarëve. Maliqi u shpreh optimist sa i takon punës së SPAK duke e përgëzuar se po lufton korrupsionin

“SPAK po u vë tritolin pemës së rilindjes dhe po i krasit nga këmbët e krahët. Ahmetaj, Tahiri dhe së shpejti Gjiknuri po përfundojnë në burg” tha Maliqi ndërsa lajmëroi se më 4 tetor do të jetë sërish në SPAK për të sjellë prova të reja “ Jo vetëm ndaj oligarkut Salillari por dhe ndaj ish ministrit Çuçi”
 

Vetë Maliqi u shpreh i qetë dhe se nuk kishte frikë nga SPAK.

“Mua le të më hetojnë por mua vetëm qymez pulash do të më gjejnë “

Lajmi ne perditesim... 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • M.brace: 14/08/2023 23:42

    Bravo po thote te verteta e perkrahim

    Përgjigju
  • etjen: 27/07/2023 16:35

    Ky esbte injorant komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?