Mynyr Koni

Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit

10 Qershor 2020, 17:42| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 17:45

  • Share

TIRANË-Prokuroria e Tiranës vendos të mos fillojë procedimin penal ndaj anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të kallëzuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se kishin filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.

Sipas prokurorisë, kallëzimi i Konit nuk përmban elemente të veprës penale, prandaj s’do të nisë procedimi penal ndaj Majlinda Ketës dhe anëtarëve të tjetë të KIZ, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishtisi.

Në kallëzimin e rektorit Koni ata akuzoheshin për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Kryerje funksioni pas dhënies fund të tij”.  Kujtojmë që para se t’i kallëzonte penalisht, Koni i ka shkarkuar persoznat e sipërpërmendur edhe nga detyra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?