Ministri Financave, Shkëlqim Cani është shprehur se tashmë është në dorën e prokurorisë që të vijojë hetimin mbi gjetjet e bëra nga Ministria që ai drejton, përsa i përket denoncimit të ish-ministrit Ridvan Bode dhe zëvendësit të tij Sherefedin Shehu.
Nga komisioni i ekonomisë numri një i financave tha se detyra e tij është përmbyllur me denoncimin e shkeljeve të konstatuara nga Ministria që ai drejton.
“Aktualisht gjithçka është në dorën e Prokurorisë.Unë dorëzova në Prokurori shkeljet që zbulova”, deklaroi Cani.
Ridvan Bode sëbashku me Sherefedin Shehun akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera në ndërtimin e Rrugës së Kombit.
Sipas padisë Ministria e Financave ka marrë një kredi prej 230 milionë eurosh në vitin 2009 me 13% interes. Ky interes konsiderohet si mjaft i lartë nga drejtuesit e rinj të financave, ç’ka përbën një abuzim të madh me paratë e shqiptarëve.
Kredia e marrë do të përdorej në përfundimin e rrugës, e cila gjatë gjithë ndërtimit të saj u ndoq nga hijet e abuzimit e Financat e kanë cilësuar këtë përqindje si një abuzim të pastër,duke i kushtuar buxhetit të shtetit 60 milionë euro dëm.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)