Padia e gjashtë/ Aleanca çon Ramën, Veliajn e arkitektin danez në SPAK: Të pezullohet tenderi për projektin

13 Korrik 2020, 13:11| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 13:39

  • Share

TIRANE-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kallëzimin e gjashtë. Në kallëzimin e dorëzuar sot në këtë prokurori, Aleanca akuzon kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe arkitektin danez Bjarke Ingels.

Akuzat kundër zyrtarëve të lartë të shtetit dhe arkitektit janë disa nga shkelja e barazisë në tendera, korrupsion, dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Aleanca kërkon sekuestron mbi projektin danez. Gjithashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon pezullimin  e procedurave të tenderit për projektin e godinës së re deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes.

Në 17 maj u shemb godina e Teatrit Kombëtar duke sjellë protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve, që tashmë kërkojnë që godina e re të ndërtohet ashtu sikur ishte, aty ku ishte.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • inxhinieri: 13/07/2020 13:38

    Po me danezin çpatet. I njhni moj vajza rregullat e ekonomise se tregut. Ai eshte arkitekt, ju kerkua nje projekt dhe kaq. si do e hetoje S P A K per çfare dhe pse. Ku ka firmosur dhe perse ai. Kjo juristja ne mos gaboj qe u akuzua per vjedhje gjate termetit qenka komplet idiote ne profesion. Te rrosh vete se mendja te ka lene.

    Përgjigju
  • dada: 13/07/2020 13:37

    Sa te cekt jane po pse prokuroria vendos se cfare do te bej bashkia e hapsiren e saj ku eshte e shkruar qe kur te behet nje projekte duet ta vendos prokurorua

    Përgjigju
  • Tosi: 13/07/2020 13:30

    Ikni mor sharebajgat e bordellos 80 vjecare, akoma me bordellon ju. I shkofshi prapa vellezerve hajdute Budina

    Përgjigju
  • teatri momunenti i pavarsise: 13/07/2020 13:19

    hahahahah. Sa te mjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?