Besa Shahini dhe Belind Kellici

Padia e Besa Shahinit për Këlliçin, PD: Pasi s'u shfaq në 3 seanca rradhazi, Gjykata vendosi pushimin e çështjes ndaj kreut te FRPD për shpifje

12 Tetor 2020, 16:56| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:05

  • Share

PD deklaron se është pushuar çështja ndaj kreut të FRPD Belind Këlliçi, i cili u padit nga ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini për shpifje.

Sipas PD pas refuzimit të Shahinit për t'u paraqitur në senacë gjyqësore për herë të tretë rradhazi, Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes ndaj kreut te FRPD.

"Besa Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, shtetasi Belind Kelliçi, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke përhapur informacion të rremë. Rrethanat e fakteve kanë të bëjnë me postimet dhe reagimet publike të Kellicit lidhur me nxjerrjen publike për të 7 vit rradhazi, të tezave të provimit të Maturës Shtetërore.

Postimet e shtetasit Belind Kellici janë shpërndarë nga profile të tjera në rrjete sociale dhe portale të ndryshme në mënyrë të shpejtë dhe virale.

Në seancën e 3 rradhazi sot ne Gjykatë, Besa Shahini refuzoi të paraqitet personalisht dhe të provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjëhershem të çështjes", thuhet në reagimin e PD.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?