Padia e Belerit për tjetërsim tokash në Himarë, Jorgo Goro paraqitet për herë katërt në SPAK

5 Shkurt, 11:52| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:04

  • Share

TIRANË- Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme, 5 shkurt. Kjo është hera e katërt që Goro merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për padinë e Belerit ndaj tij për tjetërsim pronash në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Fredi Beleri, ai akuzon kryetarin Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

Beleri ka paditur Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, nga personi që ka për detyre të lëshojë aktin; Foto Pavllo Mehilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale". Artan Gaxhi, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".si dhe Olta Xhaçkën, ish- Ministre të Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?