VIDEO/ Pacolli i ftuar në dasmën e vajzës së Donald Trump, publikon pamjet brenda saj

13 Nëntor 2022, 11:03| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 11:21

  • Share

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme u mbajt ceremonia e dasmës së vajzës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany Trump.

Tiffany Trump është vajza e ish-presidentit amerikan nga martesa e tij e dytë me Marla Maples.

E veshur me një fustan të bardhë me xhevahirë dhe me mëngë të gjata, Tiffany ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë si nuse.

Tiffany, 29 vjeçe, po kurorëzon dashurinë e saj me martesë me të fejuarin Michael Boulos, 25 vjeç, të cilët u njohën gjatë pushimeve në Greqi në vitin 2018.

Mes shumë të ftuarve në dasmën përrallore, në ceremoni po merr pjesë edhe një shqiptar.

Në dasmën përrallore, mes të ftuarve ishte edhe Politikani i njohur, njëherësh ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli

Pacolli në rrjetet e tij sociale ka postuar një video ku shihet duke biseduar me Donald Trump gjatë hyrjes në ceremoninë martesore.

Në Facebook ai ka shkruar: “I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në dasmën e madhe të Tiffany dhe Michael”.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 13/11/2022 11:08

    Behgjetipaçolli(restoratori Kremlinit) ka qene mik i Boris Jelcinit,paraardhësit te Putinit mikut te madh te Trump...çudi si ka munguar presidenti rus ne kete event,por e ka perfaqsuar Behgjeti denjësisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?