Prokuroria e Fierit

Pacientja ndërroi jetë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim mjekun e urgjencës së spitalit! Akuzohet për neglizhim në trajtimin mjekësor

15 Nëntor 2023, 15:07| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 15:14

  • Share

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim mjekun e urgjencës së spitalit të Fierit, S.B i cili është nën hetim pasi akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Prokuroria ka dalë në përfundimet se mjeku i urgjencës nuk ka vepruar sipas protokollit mjekësore për sëmundjen nga e cila vuante pacientja A.N duke mos rezalizuar transportin e kësaj të fundit me ekip të specializuar.

Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, pacientja ndërroi jetë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?