Pacienti italian me koronavirus falenderon ekipin e mjekëve shqiptarë që i shërbyen në Brescia

6 Prill 2020, 13:57| Përditesimi: 6 Prill 2020, 15:43

  • Share

Një pacient italian ka falenderuar 2 anëtarët e ekipit shëndetësor shqiptar që kanë shkuar nga Shqipëria në Itali për të shërbyer dhe ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Përmes një videoje, Ermes Nassini nga një provincë e Brescias i ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim Suelës dhe Eduardit për përkushtimin e dhënë ndaj tij.

“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin dhe humanitetin. Faleminderit shumë”, dëgjohet të thotë Nassini mes lotëve. 

Mjekët shqiptarë gjithashtu e kanë falenderuar atë për fjalët e bukura dhe mirënjohjen e ofruar, ndërsa i kanë uruar të dalë sa më shpejt nga ambientet e spitalit dhe të zotërojë shëndet të plotë.

Kujtojmë se stafi mjekësor shqiptar I përbërë nga 20 infermierë dhe 10 mjekë ndodhen në Itali për të ndihmuar vendin për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • meri: 06/04/2020 14:31

    Emocionante....,sherim te shpejte e jete te gjate Zoterise,dhe pune te mbare e shendet Vellezerve tan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?