Paçe koke tradicionale nga zonja Albana

29 Nëntor 2023, 11:45| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 11:49

  • Share

Paçe koke tradicionale

Përbërësit:

  • 1 kokë viçi
  • 6 lgj miell
  • 1 Igj kripë
  • 5 thelpinj hudhër
  • 1 lgj uthull
  • 2 gjethe dafine
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Vaj ulliri, gjalpë

Përgatitja:

Kokën e viçit e vendosim të ziejë për aq kohë sa të shkëputet mishi nga kocka. Kaurdisim miellin me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë kafe. E shuajmë më pas me lëngun e kokës, shtojmë mishin e copëtuar, hudhrën, kripën, piperin. E lëmë paçen të ziejë në zjarr të ulur dhe më pas e servirim duke shtuar uthull dhe gjalpë të tretur aromatizuar me piper të kuq.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?