Paçe e Dibrës nga zonja Albana, shije si nga dora e gjyshes

11 Prill, 11:43| Përditesimi: 11 Prill, 11:44

  • Share

Paçe e Dibrës

Përbërësit:

  • 3 lgj miell misri
  • 2 lgj gjalpë
  • 5-6 garuzhde lëng mishi
  • 1 kokërr vezë
  • 3-4 thelpinj hudher
  • 2 lgj uthull
  • Piper i kuq
  • Kripë

Përgatitja:

Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një masë në trashësinë e supës. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e presim me një kokërr vezë, shtojmë hudhrat e shtypura, uthull, piper të kuq (djegës ose të ëmbël) dhe gjalpë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?