Paça e Ramazanit / Supë me kos dhe hudhër nga zonja Albana

23 Mars 2023, 12:26| Përditesimi: 23 Mars 2023, 12:29

  • Share

Paça e Ramazanit

Përbërësit:

  • 3 gota ujë
  • 1 gotë kos
  • 2 lgj miell
  • 2 vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lç kripë
  • 1 lç piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan vendosim pak gjalpë dhe piper të kuq pluhur, e lemë derisa të shpërthejnë aromat dhe më pas vendosim thelpinjtë e hudhrës.

Në një tenxhere hedhim ujë dhe e lemë të marrë valë. Ndërkohë përziejmë në një tas kosin me vezët, miellin dhe kripën. Këtë masë e shtojmë tek uji i vluar, e trazojmë derisa të lidhet dhe të bëhet kremoze dhe e servirim menjëherë të ngrohtë duke e spërkatur me gjalpin e aromatizuar me piper të kuq dhe hudhër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?