Pabarazi të mëdha në paga? Rama: Ky është sistemi, mjafton të deklarohen!

5 Janar 2022, 18:04| Përditesimi: 6 Janar 2022, 08:12

  • Share

 

I pyetur nga një qytetar lidhur me diferencat e mëdha në paga, kryemnistri Edi Rama tha se jetojmë në një sistem ku këto diferenca janë normale, mjafton që ato të jenë të deklaruara.  

Duke e cilësuar si "kriminal" skandalin e publikimit të pagave, ai shtoi se kjo do të jetë edhe një mënyrë për të zbuluar  "pabesitë"  që bëhen me to.

"Jemi në një sistem me diferenca në paga, kemi diferenca ekstreme, posaçërisht në botën mediatike, ato janë të deklaruara, për të cilat paguhet një taksë. Është edhe pjesa tjetër, është paga e gazetarëve të terrenit, që deklarohen pak dhe janë më shumë, jepen në dorë, pra i cenohet pensioni, ose pamundësohet rritja e pensioneve tek të moshuarit e sotëm. Ko që ndodhi ishte kriminale, kishte dhe një aspekt të vetin, nga çdo e keqe ka edhe një të mirë.", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?