'Paaftësia e qeverisë Rama është vrastare', Basha për biznesin e vogël: Punësojnë 70% të shqiptarëve, por po falimentojnë

26 Korrik 2020, 11:51| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 11:53

  • Share

Lulzim Basha thotë se paaftësia e qeverisë Rama ka bërë që shumë biznese të vogla të ulin qepenat dhe të falimentojnë. Sipas kreut të PD-së mosardhja në ndihmë ndaj kësaj kategoria në një periudhë kaq të vështirë është vrastare, në një kohë kur biznesi i vogël punëson 70% të shqiptarëve.

Më tej Basha propozon një lloj tjetër takse ndaj kësaj kategoria, që do ta shpëtojë nga mbyllja ose falimentimi.

"Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjess.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira"-shkruan Basha.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?