Pa rrip sigurimi në autostradën Milot-Morinë dhe me shpejtësi skëterrë, e pëson 27-vjeçari nga Kosova

20 Mars 2023, 14:58| Përditesimi: 20 Mars 2023, 15:06

  • Share

Një 27 vjeçar nga Kosova është kapur duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën “Milot- Morinë” me mjetin tip “Audi A7”.

I riu qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit dhe u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë, drejtuesi i automjetit tip “Audi A7”, shtetas nga Kosova.

Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?