Emisioni 112/ Nga momenti i shpërthimit të karburantit në Kombinat, tek arrestimi i 18-vjeçarit me refugjatët ilegalë (VIDEO EKSKLUZIVE)

8 Shkurt 2020, 15:52| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 23:26

  • Share

TIRANË - Një 18-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore tek Ura e Beshirit në orët e mbrëmjes.  Arrestimi pasi i riu nuk kishte leje drejtimi ndërsa në makinë kishte edhe 3 refugjatë ilegalë nga Siria. Mjeti tip Golf ku udhëtonin personat u ndalua pas veprimeve të çuditshme nga shoferi pa patentë i cili u tremb nga efektivët e policisë rrugore. Djali frenoi gozhdë kur pa që kishte efektivë të qarkullimit rrugor përpara.  Pas prangosjes së tij nga efektivët rrugor u kërkua ndihma e patrullave të rendit të Komisariatit nr. 6 me të cilat ishim edhe ne ndërsa ju sjellim pamjet reale dhe ekskluzive nga momentet e ndalimit të të riut tek Ura e Beshirit dhe shoqërimin në komisariat për mungesë të patentës dhe dyshime për trafikim të shtetasve të huaj.

Në këtë episod të emisionit "112" të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju tregojmë edhe reagimin e policisë pas një telefonate për rrjedhje gazi në një karburant në zonën e Kombinatit. Pas një shkëndije, depozita e gazit të karburantit shpërtheu në flakë ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar. Në segmentin e parë të emisionit ju sjellim pamjet ekskluzive nga kamerat e trupit të efektivëve dhe reagimin e zjarrfikësve në vendngjarje për të shuar flakët.

Në segmentin e fundit të emisionit për këtë javë, jemi me efektivët e komisariatit nr. 2 në kryeqytet ndërsa ata patrullojnë zonat e nxehta ku mund të konsumohen lëndë narkotike në Selitë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?