Pa maska në rrugë, policia gjobit 1267 qytetarë gjatë fundjavës! Ndëshkohen 18 të tjerë që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 15:55| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 16:37

  • Share

Gjatë fundjavës policia ka gjobitur 1267 qytetarë të cilët janë konstatuar në rrugë pa maska në kundërshtim me masën e vendosur nga qeveria.

Ata u gjobitën me 3000 lekë, një shumë e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara, janë shoqëruar në ambientet e Policisë 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Edhe 18 persona të tjerë janë gjobitur me 10.000 lekë pasi u konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Gjithashtu është gjobitur dhe një lokal me 1.000.000 lekë pasi ka thyer masat anti-COVID.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?