Foto nga festivali i Wuhanit

Bota

Pa maska dhe pa respektuar distancën, mijëra të rinj bëhen pjesë e festivalit muzikor në qytetin kinez ku u shënuar rasti i parë me COVID-19, Wuhan

4 Maj 2021, 12:12| Përditesimi: 4 Maj 2021, 12:22

  • Share

WUHAN, KINË- Pa maska,pa respektuar distancën dhe me entuziazmin në sytë e tyre, mijëra të rinj kanë qenë të pranishëm në festivalin muzikor “Luleshtrydhe”, në epiqendrën e pandemisë së COVID-19, qytetin kinez, Wuhan.

Duket se pas 16 muajsh betejë të pandalshme me koronavirusin, jeta po merr sërish formën e saj të mëparshme dhe njerëzit po “shfrenohen” pas zbatimit konstant të masave anti-COVID.

Vitin e kaluar festivali muzikor “Luleshtrydhe” në Wuhan është zhvilluar online për shkak të shpërthimit të rasteve pozitive me COVID-19.

Të rinjtë dhe rejat që janë pjesë e festivalit, ende nuk e besojnë dot se ai po zhvillohet përpara syve të tyre dhe më në fund mund të jetojnë pa masa anti-COVID.

“Nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku jemi sot. Të gjithë ne kemi bërë përpjekje dhe kemi paguar një çmim të madh”, tha një ndër të pranishmit në festival .

Në qytetin e vogël kinez, është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në botë.

Kina ka qenë vendi i parë i cili është goditur nga koronavirusi, megjithatë ajo është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?