Pipero: Të mësojmë nga gabimet që bënë vendet e tjera! Herët për shifra, jemi në fillim të epidemisë (VIDEO)

19 Mars 2020, 10:19| Përditesimi: 19 Mars 2020, 15:23

  • Share

Nga emisioni "Rreze Dielli" mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për rrezikun e koronavirus, ku është shprehur se pa bashkëpunimin e qytetarëve, lufta ndaj këtij virusi nuk fitohet. 

"Mjekët po përballen më shumë se të tjerët me këtë epidemi, por pa mirëkiptimin e qyetarëve nuk bëjmë dot asgjë, pa ta nuk e fitojmë dot këtë betejë. Madje ata janë më të rëndësishmit, duhet të repektojnë rregullat dhe vendimet e qeverisë.

Është shumë e rëndësishme të kuptojnë se nuk kemi rrugë tjetër për të frenuar këtë epidemi. Shmangni kontaktet, lani duart, kufizoni lëvizjet janë elementë të rëndësishëm që ulin vrullin e të prekurve dhe na ndihmojnë neve mjekëve të përballojmë situatën. Pa ndihmën e njerëzve asnjë sistem shëndetësor sado i mirë të jetë nuk mund tja dalë.

Pak kujdes më shumë për kollën, më shumë kujdes për duart. E kam thënë dhe po e nënvizoj, pa ndihmën e qytetarëve nuk ia dalim në këtë betejë. E kam thënë dhe do ta them, nuk duhet të lejojmë të ndodhë te ne ajo që po ndodh në Itali. Në Itali nuk u respektuan nga qytetarët rregullat e qeverisë për karantinimin dhe mjekët nuk mësuan nga gabimet e mjekëve kinezë, të cilët gabuan nga padituria ndaj Covidit dhe ndodhi që edhe mjekë u infektuan. Ka ndodhur edhe te ne dhe kjo vjen nga njerëzit e papërgjegjshëm. Ai që ka shenja nuk duhet të vijë te ne, por të telefonojnë 127. Nuk kemi rrugë tjetër. Faktet që vijnë nga Kina e Italia thonë që Koronavirus është një virus i ri por edhe ndryshe nga të tjerët" thotë mjeku.

Ai bën thirrje që të jeni të përgjegjshëm dhe të mos shmangni as shenjat më të vogla, duke shtuar se në vendin tonë në raport me popullsinë, numri i të prekurve nuk është i vogël. 

Ora 10:26
Pëllumb Pipero: Është herët të japim shifra, jemi ende në fillimin e epidemisë (VIDEO)

Nga studio e emisionit "Rreze Dielli" mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë që numri i të shtruarve, të prekur nga korona virus te Infektivi ka arritur mbi 30, në mes të të cilëve edhe disa shtetas të huaj, ndërkohë që bën thirrje të jemi të kujdesshëm, pasi jemi ende në fillimet e epidemisë. 

"Numri i të personave me koronavirus të shtruar te Infektivi ështe mbi 30, janë shtuar dhe do shtohet sepse jemi ende në fillimet e epidemisë. Fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt do të dëshmojë ku jemi. Është shumë herët të japim shifra. Qytetarët nuk duhet të vonojnë duke ndjekur rregullat, koha do të tregojë cfarë bëmë mirë dhe cfarë jo. Jemi ende në fillimet e epidemisë dhe nuk e dimë se sa mund të shkojë numri i të prekurve" thotë mjeku. 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?