Pa autorizime, por reduktohen lëvizjet e qytetarëve në Korçë, më pak pensionistë në rrugë

31 Mars 2020, 11:18| Përditesimi: 31 Mars 2020, 11:26

  • Share

Sot në ditën e dytë të masave të reja kufizuese në qytetin e Korçës ka shumë pak këmbësorë dhe automjete.

Pothuajse të gjithë qytetarët kanë dalë vetëm për blerjen e ushqimeve të shportës dhe barnave, ndërkohë grumbuj dhe dyndje të qytetarëve nuk sheh askund. Edhe pse ka nga ata që kanë dalë pa lejen përkatëse, për arsye të ndryshme, dikush sepse nuk di të përdorë aplikacionin, dikush sepse përgjigjja ende si ka ardhur, sërish nxitojnë të mbarojnë pazaret dhe të vetizolohen. Më të pakët janë sot pensionistët që sheh krahasuar me ditën e djeshme, por kanë dalë vetëm për furnizim me ushqime dhe barna.

Nuk sheh në Korçë qytetarë që lëvizin pa arsye, që kanë dalë për shëtitje apo qytetarë të shkujdesur. Korçarët janë ndërgjegjësuar ndoshta sepse tani edhe rrezikun e Covid-19 e kanë pranë me një numër të lartë të prekurish.


Lajmi kryesor:

'Nuk dija t'i bija me telefon, numri nuk del' Pensionistët në Tiranë dalin për pazare e ilaçe: Jemi vetëm


Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?