Përvjetori i lindjes së Verdit,
Ambasada Italiane aktivitet në Tiranë

26 Prill 2013, 16:28| Përditesimi:

  • Share
200 vjetori i lindjes se autorit operistik më fame botërore Xhuzepe Verdi është përkujtuar në Tiranë nga Ambasada Italiane dhe Shkolla Kombëtare Artistike Jordan Misja. Magjia e operas së Verdit është luajtur në mënyre shumë profesionale nga talentët e rinj shqiptarë në sallën e Universitetit të Arteve.

Naboko, Traviata, Aida, perlat e operas së Xhuzepe Verdit janë vënë pjesërisht në skenë nga instrumentistet, vokalistët dhe sopranot e shkollës Kombëtare Artistike Jordan Misja. Në një koncert të organizuar nga Ambasada italiane në Tiranë, që u mbajt në sallën e Universitetit të Arteve, të rinjtë e muzikës klasike kanë pasur rastin të përballen me publikun duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. I pranishëm në sallë ka qënë dhe ambasadori Italian në Tiranë Masimmo Gaiani, që e ka konsideruar nivelin e nxënësve të Jordan Misjas si shumë të lartë.


Jam shume i kënaqur për realizimin e këtij koncerti që përkon dhe me festën e çlirimit të Italisë. Jam gjithashtu i kënaqur dhe me interpretimin e shkëlqyer të nxënësve të talentuar shqiptarë. Dua ti falenderoj të gjithë për punën e berë.

Në koncert kanë marrë pjesë dhe solistët e teatrit të operas Soprano, Eva Golemi dhe baritone Armando Likaj. Por skena është rrëmbyer nga interpretimi i lartë profesional i të rinve të talentuar si sopranoja, Ardita Meni e tenorët, Ilsi Ademi Ademi, Gerald Muja dhe Erald Rustaj. Vlersime dhe për orkestrën dhe korin e shkollës Jordan Misja. Sigurisht publiku shqiptar do dëgjojë shumë në të ardhmen për keta të rinj që do jenë padyshim brezi i ardhëshëm i teatrit të operas duke garantuar nivele te larta profesionale në degët ku ata po studiojnë.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?