Përmbytje në Greqi,Shehu në Athinë:
Duhet mbështetje nga Shqipëria

27 Nëntor 2017, 16:51| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ishte i pranishëm në Athinë, ku ka takuar edhe shqiptarë të cilët vuajtën edhe pasojat e përmbytjeve katastrofike të disa ditëve më parë në Mandara.

Shehu ka shprehur ngushëllime për personat që humbën jetën, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që Shqipëria të luaj një rol më të rëndësishëm në mbështetje të personave që vuajtën përmbytjet katastrofike.

Postimi i Tritan Shehut:

Fillova kete vizite pune ne Athine me takimin me bashkeatdhetaret e permbytur e te demtuar rende ne Mandra.

Ishte nje fatkeqesi shume e rende natyrore, qe beri te humbin shume jete njerezish, si dhe solli deme te pa llogaritshme materiale per te gjithe, greke e shqiptare.

Ngushellimet me te thella per viktimat!

Te gjithe solidaritetin te demturve nga Kryetari Basha, nga PD, dhe nga une personalisht!

Eshte e domosdoshme edhe nje mbeshtetje akive e konkrete nga Shteti Shqiptar si dhe institucione te ndryshme tonat.

Kryqi i Kuq i Shqiperise mund te luaje nje rol te rendesishem ne tejkalimin e ketyre pasojave shkaterrimi e vuajtjeje per ata qytetare.

Shpresoj qe normaliteti te kthehet sa me shpejt ne Mandra!

tritani ne greqi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?