Përkëdhelja ndaj fëmijës përmirëson masën trupore 

5 Janar 2014, 16:04| Përditesimi:

  • Share
Një studim i Universitetit Ohio vlerëson se përkëdheljet e familjarëve ndikojnë në peshën trupore të fëmijës.

Dr. Sarah Anderson, në revistën shkencore “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”, thekson se mungesa e përkëdheljeve te i sapolinduri mund të transformohen në një tendencë për t’u shëndoshur.

Fëmijët që marrin përkëdhelje pafund, reagojnë në një formë tejet pozitive, pasi përkëdheljet dhe përkujdesja stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që stimulon ngopjen ose vetëkontrollin.
                                               
Fëmijët 24 muajsh të cilët marrin shumë pak vëmendje nga ana e prindërve, kanë 30% mundësi më shumë për t’u bërë i trashë pas moshës 4 vjeçare.
 
Studiuesit vëzhguan se si reagonin fëmijët ndaj përkujdesjes dhe përqafimit të prindërve, nëse qanin apo qetësoheshin. Nga reagimet e tyre u vu re se ata që qetësoheshin kishin një peshë trupore normale, në krahasim me ata që qanin, të cilët ishin më të shëndoshë dhe prireshin drejt trashjes.
 
Nga të dhënat e mbledhura te 6600 fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë një vlerësim i parë në moshën 2 vjeçare dhe një rivlerësim në moshën 4 vjeç e gjysmë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?