Përfundon me sukses blerja
e “Citibank” nga “Alpha Bank”

16 Tetor 2014, 16:24| Përditesimi:

  • Share
Në datën 30 Shtator 2014, përfundoi me sukses blerja e veprimtarisë bankare me pakicë të “Citibank” nga Grupi “Alpha Bank”. Operacionet bankare të blera përfshijnë njësinë e Citi-t për drejtimin e pasurisë aktive të klientëve nën drejtim prej 2 miliardë Euro, (përfshirë 900 milionë euro depozita) dhe huatë neto prej 400 milionë Euro kryesisht kredi në karta kredie.
 
Gjithashtu transaksioni përfshin blerjen e rrjetit të degëve të “Citibank” duke i shtuar rrjetit ekzistues 20 degë të reja, e duke e çuar në 1 000 numrin e degëve të cilat do të ofrojnë shërbim cilësor në të gjithë Greqinë. Gjithashtu blerja e “Citibank” pritet t’i sjellë “Alpha Bank” një fitim shtesë prej 50 milionë Euro brenda dy viteve të ardhshme.
Ky transaksion përfaqëson një hap të rëndësishëm në sektorin bankar Grek, dhe e vendos “Alpha Bank” në një pozicion shume të fuqishëm. Duke e bazuar strategjinë e saj në një model biznesi të suksesshëm, Banka do të përforcojë edhe më tej produktet dhe shërbimet e saj financiare në mënyrë që klientët të kenë sa më shumë përfitime të kombinuara. Për tu shënuar është edhe bashkëpunimi me emrin prestigjioz “Diners Club” i cili rrit edhe më shumë prezencën tashmë të konsoliduar të Bankës si lider në tregun e kartave të kreditit e të pagesave.
 
“Alpha Bank” u themelua në 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet e shërbimeve financiare kryesore në Greqi, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë veprimtarinë bankare me pakicë, SME, korporata, karta krediti, drejtim të aktiveve, veprimtari bankare të investimit, veprimtari bankare vetjake, veprimtari të ndërmjetësit, leasing dhe factoring.
 
“Alpha Bank” është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me një prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në 16 Tetor 2012 “Alpha Bank AE” bleu “Emporiki Bank”, një blerje e cila kontribuoi në “Alpha Bank” me një shtesë neto të aktiveve prej 2.7 miliardë euro.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?