Për çfarë na duhet
Konstandini i Madh?!

30 Prill 2013, 05:50| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Gjendemi në vitin Jubilar të Fesë të shpallur nga Vatikani që më 11 tetor të vitit të kaluar. Në këtë kuadër kremtohet dhe viti i Konstandinit të Madh, kur para 1700 viteve me Ediktin e Milanos të shpallur në vitin 313, përmbysi besimin pagan, duke e pranuar si besim zyrtar, Krishtërimin në tërë Perandorinë Romake.

Në këtë kuadër Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, me në krye Imzot Angalo Massafra, me 27, IV, 2013, në Hotel Internacionale në Tiranë, organizoi Konferencën Ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e studiueseve nga jashtë dhe brenda vendit.

Figurat e mëdha të kohës, sidomos të antikitetit, janë gurë themeli i çdo identitetit kombëtar i i populli në botë, po ashtu dhe neve shqiptareve. Siç është më ndërtimin e një kalaje apo ndërtese, e cila kërkon ta këtë një bazament të fort ku do mbështet e gjithë struktura e saj, po kështu janë figurat tona Iliro – Arbërore, të kohës së antikitetit, të cilat kërkojnë të ndriçohen në sy të opinionit shqiptar por dhe të huaj.

Sipas kronikave kishtare, të Euzebie të Cezares, Sozenit të Konstantinopolit, Eugarit të Antiokisë, shek. IV-V, etj. proceset historike botërore janë zhvilluar sipas ndarjes gjeografike të konceptuar nga perandorët botërorë: Asiro-babilonase; Persiane, Maqedone dhe Perandorisë Romake.

Në mesin e atyre që kanë dhënë kontributin e vet në mirëvajtjen Perandorisë Maqedone dhe Romake janë dhe figurat Iliro-Arbërore të Akeksandrit të Madh, i cili shpëtoi civilizimin perëndimor nga hordhitë pushtuese të Persisë, Pirroja i Epirit, mbreti më i madh për kohën që konsiderohej po i njëjti me Aleksandrin, etj.

Sipas, Edëin E. Jacques, bijtë të paepur të Shqipes ishin, perandorët romakë: Deci, Auareli, Valerie, Dioklecioni, Makasimiani, Valeri si dhe Kanstanc Klori, 305-306, i ati i Konstandinit të Madh, ata qenë pasardhës të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros, shprehet Jacques.

PO KUSH ISHTE, KONSTANDINI, BIRI I KONCES KLORE?

Ai lindi në Nish (Naissus)- Dardani, rreth vitit 285, nga Konstaci dhe Helena. Kohën rinore e kishte kaluar në pallatin mbretëror të Dioklecianit. Pas vdekjes së Dioklecinit dhe babait Konstancit, si cezarë udhëhoqi luftën fitimtare te Ura Milvio, afër Romës kundrejt Maksencies, të Italisë në vitin 312, duke u bërë kështu perandor i Perandorisë Romake të cilën e udhëhoqi deri në vdekje në vitin 337.

Krishtërimi si besim i ri nga koha e Shën Palit, viti 67 ishte ilegalisht i pranishëm dhe madje i persekutuar nga paganizmi perandorak, dhe Konstandini duke qenë i vetëdijshëm se pranimi i tij në mënyrë zyrtare, do ndryshonte imazhin e perandorisë, së bashku me Licin dhe Valerien, me anën e një Edikti të Milanos, vitin 313, zyrtarizojnë krishtërimin si fe për të gjithë Perandorin Romake.

I bindur nga veprimi i bërë, ai organizoi e Koncilin botëror të Nikes në vitin 325, si dhe si hodhi gurëthemelin e bazilikës së Lateranit dhe Kishës së Shën Pjetrit në Romë, në vitin 320, dhe më vonë ndërtoi Kishën e lindjes së Krishtit në Jerusalem. Në vitin 330, ndërtoi qendrën e vet në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm), si rezidencë, e cila do jetë e çliruar nga paganizmi romak.

Konstandini, duke e pranuar Krishtërimin si koncept jetësor për kohën dhe për gjeneratat e ardhshme, bëri epokë për mbarë qytetërimin botëror. Evropa duhet t’u jetë mirënjohëse dardanëve, ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve për rolin e jashtëzakonshëm të disa shenjtorëve të gjakut tonë, si Konstandinit të Madh, Justinianit të Madh, Shën Jeronimit, Shën Niketës, e deri te e lumja Nëna Terezë.

Sipas shkrimeve serbe, Serbia ka porositur që në Hollivud, të realizohet filmi artistik për Konstandinin e Madh, duke e trajtuar si serb. Filmi është duke u punuar sipas romanit “Udhëkryqi i Konstandinit” të shkrimtarit serb, Dejan Stojkoviq.

Sipas informacioneve te shtypit, Serbia për realizimin e filmit ka dhënë 100 milionë dollarë. Më këtë rast serbët, shtihen sikur nuk e dinë se Konstantin i Madh ishte dardan, paraardhës i shqiptarëve dhe jo i serbeve, të cilët erdhën si pushtuese barabar shek. VII, nga stepat e Kavkazeve në Iliri.

Nishi i sotëm të cilin sot e kanë serbët, më parë ishte Dardani dhe jo Serbi. Sipas logjikës së vendlindjes do të mund të bëhej kërdi në transferimin e personaliteteve të historisë nga një komb në tjetrin, sepse edhe Emanuel Kanti, u lind në Konigsberg, por kjo nuk e bë atë rus.

Papa Klement Albani u lind në Itali, por ai e pohon veten arbër, siç mban dhe zyrtarisht mbiemrin ‘Albani’ dhe emrin ‘Kelmendi’. Mid’hat Frashëri u lind në Stamboll, por ai është ndër të mëdhenjtë e shqiptarëve etje.! Se këto treva ishin Dardane dëshmojnë shumë shkrime historike si: N. Syme, thotë se “Naissus ishte njëra nga tri kryeqendrat e Dardanisë paraantike dhe antike”.

Dijetari hungarez Jeno Fitz shton se “Dardania ishte vendlindja e atit të Konstandinit të Madh, Konstanc Klorit, e ajo banohej nga dardanët”. Edëin E. Jacques, e shumë të tjerë.

Prandaj shqiptarët në këtë vit Jubilar emrin e tij duhet ta lartësojnë në piedestalin më të lartë kombëtar, duke mbajtur konferenca akademike shkencore mbarëkombëtare, duke realizuar filma artistikë, por edhe duke ngritur përmendore, e cila mungon, dhe jo të lejojnë që serbët ardhacakë të shek. VII ta përvetësojnë këtë figurë madhore të kombit tonë.

Për këto figura me përmasa botërore ne duhet të tregojmë vëmendje, sepse janë gurëthemeli i kombit tonë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?