Osobuko me salcë dhe perime nga zonja Vjollca

24 Prill 2020, 11:16| Përditesimi: 24 Prill 2020, 11:21

  • Share

Osobuko me salcë dhe perime

Përbërësit:

4 racione këmbë viçi (ossobuko)

1 qepë

2 thelpinj hudhra

1/4 e preshit

1 fetë rrënjë selinoje

2 karrota mesatare

1 patate mesatare

4 domate (të pjekura)

1 gotë pure domate

2 gota ujë

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

1 gotë verë

3 lugë gjelle miell

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim 2 lugë gjelle vaj, 1 lugë gjelle gjalp. Kaurdisim qepën të prerë në kubikë, preshin në unaza të holla, hudhrën të grirë imët, I përziejmë mirë për 3 minuta dhe vazhdojmë të shtojmë rrënjën e selinosë, karrotat, patatet në kubikë të vegjël, I kaurdisim të gjitha perimet së bashku për 5 minuta dhe më pas shtojmë patatet pa lëkurë në kubikë. I përziejmë së bashku duke shtuar dhe purenë e domates, e lëmë trq marrë veten dhe shtojmë dy gota ujë, kripë dhe e lëmë të ziejë mbuluar me kapak.

Ndërkohë marinojmë copat e mishit me kripë dhe piper të zi dhe I pudrosim mirë me miell nga të dyja anët.

Ngrohim vajin, plus një thelpi hudhër, skuqim copat e mishit derisa të zërë kore të artë, I shuajmë  me verë të bardhë dhe I lëmë pa kapak derisa vera të avullojë.

Në një tepsi shtojmë ½ e salcës me perime vendosim copat e mishit mbi salcë dhe salcën e mbetur e përziejmë me yndyrën që skuqëm mishin dhe ja vendosim sipër.

Mbulojmë tepsinë me kapak dhe e vendosim në furrë në temperaturë 17- gradë Celsius, për 50 min-1 orë.

Këtë mish me salcë dhe perime e servirim me oriz, makarona ose polentë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?