Vjosa Osmani dhe Recep Tayyip Erdogan

Osmani vizitë në Turqi, takohet me Erdoganin: E falenderova për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës

8 Dhjetor 2023, 15:13
  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Ajo përmes një postimi në X (ish-Twitter) tha se e ka falenderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkroi Osmani.

Po ashtu, Osmani në Facebook shkroi se ka informuar Erdoganin për zhvillimet e fundit në rajon.

“E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkroi Osmani.

Po ashtu, edhe Presidenca turke ka njoftuar për takimin e dy liderëve.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 12/12/2023 12:10

    Me mire me Erdoganin sesa me Lajcakun Borrelin dhe Grenellin qe jane pinjollet e atyre qe coptuan kombin shqiptar si te ishte nje tepsi me bakllava.

    Përgjigju
  • '''',;:*: 08/12/2023 18:55

    Nese merreni me erdoganin 700 vjet nuk keni me hy ne evrop

    Përgjigju
  • servet: 08/12/2023 16:22

    Bija e milicit UDB-ash behet presidente...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?