Osmani u prezanton planin 9-pikësh Komitetit të Ministrave të KiE-së për shtensionim të situatës në veri

5 Korrik 2023, 16:56| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 16:58

  • Share


Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, ka prezantuar në Strasburg para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, planin 9-pikësh tw hartuar nga qeveria e tij pwr shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

“Në atë drejtim është edhe plani 9-pikësh për deeskalimin e tensioneve të fundit në Kosovë, i cili do të sigurojë normalizimin e mëtutjeshëm”, tha Osmani.

Në gjysmë të kryesimit me OSBE-së, Osmani po ashtu prezantoi aktivitetet e deritanishme në cilësinë e kryesuesit, duke i përmendur  vizitat në Ukrainë, Moldavi, Kaukazin e Jugut, si dhe në Serbi dhe Kosovë, duke theksuar punën e vazhdueshme të OSBE-së në këto rajone kyçe për Organizatën.

“Jetojmë në një periudhë të kthimit demokratik dhe sfidave të sigurisë për shkak të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili ka shkelur parimet mbi të cilat janë themeluar organizatat tona. Prandaj, prioritet i kryesimit tonë është që të sigurojë mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj. Pasi të rivendoset paqja dhe Rusia të tërheqë forcat e saj nga territori sovran i Ukrainës, OSBE-ja do t’i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për rimëkëmbjen pas luftës”, shtoi ai.

Krahas planit për Ukrainën, Osmani iu referua edhe konflikteve të tjera afatgjata dhe destabilitetit në rajonin e OSBE-së, për të cilat si Kryesues prezantoi udhërrëfyes për zgjidhje graduale që do të çojë në stabilitet dhe paqe afatgjatë.

M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?