Osmani: Tani më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar

5 Mars, 12:29| Përditesimi: 5 Mars, 12:32

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosovës tani më shumë se kurrë i duhet uniteti për çështje të interesit kombëtar.

Në seancën solemne të Kuvendit të mbajtur me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se uniteti është i vetmi mjet për ta forcuar shtetin.

“Tani më shumë e kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm, sepse ai është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë, integritetin e tij dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë së shtetit tonë, atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës, Kosova është atdheu ynë që e meriton përkushtimin tonë të palëkundur”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet.

“Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet, ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë, në të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim të cilin nuk jemi të gatshëm ta paguajmë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se sot shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë.

“Sa herë vjen mars kujtimet tona natyrshëm rikthejnë në vëmendje periudhën më të lavdishme të historisë tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Marsi është muaji i skalitur në analet e luftës së kombit tonë për liri, një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, është shprehur Osmani.

“Prandaj ‘Sërish vjen marsi’ nuk është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi, e cila identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin e luftës sonë, familjen e tij, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar Osmani.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës seancë për Epopenë e UÇK! Kurti: Adem Jashari, emri i lirisë sonë! Osmani: Na takon të shkruajmë kapitullin e ri të shtetit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?