Osmani takon Von der Leyen në samitin në Spanjë: Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e KE

6 Tetor 2023, 22:06| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 22:12

  • Share

1696622995_ke.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani deklaroi se pas ngjarjeve të fundit që kishin ndodhur në veri të Kosovës, vendi më shumë se kurrë kishte nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, shkroi Osmani në platformën X (ish-Twitter).


Lajmi kryesor:

Liderët e BE-së diskutojnë për zgjerimin dhe situatën në Kosovë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?