Vjosa Osmani dhe Giorgia Meloni

Osmani takon Melonin: Llogarisim në lidershipin e saj në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian

14 Dhjetor 2023, 09:48| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 09:49

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel.

Osmani ka thënë se në këtë takim ka potencuar rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat.

“Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani.

Për këtë takim ka njoftuar edhe kryeministria e Italisë, ku është bërë me dije se në takim është diskutuar për dialogun.

“Takimi ofroi mundësinë për të bërë një pasqyrë të dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Italia, sipas njoftimit, ka kërkuar nga dy palët që të punojnë për de-eskalim me synim të mundësimit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?