Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. Gjatë takimi, Osmani ka ripërsëritur kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
" Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja", tha Osmani.
Presidentja Osmanit ka hedhur akuza edhe ndaj Serbisë se nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon.
Lajmi kryesor: