Osmani dhe Blinken në SHBA

Osmani takohet me sekretarin Blinken: Aleanca me SHBA-të gurthemel për stabilitetin global

9 Korrik, 18:06| Përditesimi: 9 Korrik, 18:13

  • Share

Osmani takohet me sekretarin Blinken: Aleanca me SHBA-të gurthemel për stabilitetin global

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani./ Kosova press

Ora 17:40
Osmani takohet me presidentin kroat, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

1720541648_osmani.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me të cilin ka biseduar për aspiratën e Kosovës për tu futur në NATO.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka shkruar se veç diskutimit për aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO u fol dhe për mbështetjen jetike nga aleatët kroatë.

“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. Diskutuam aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: