Martin Dvorak dhe Vjosa Osmani

Osmani takohet me ministrin çek për sulmin në Banjskë: Përpjekje e Serbisë për minim të paqes në Kosovë dhe rajon

24 Janar, 14:26
  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak. Osmani e Dvorak folën për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë, forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal, teksa bëhet e ditur se është theksuar domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO dhe BE.

“Presidentja Osmani, nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, përfshirjen në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare. Duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke në këtë rrugëtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në PfP, e më pas në NATO, si një garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Ndërlidhur më këtë, Presidentja Osmani, gjithashtu tha se Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si vend që ka realizuar reforma rrënjësore”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Ndërsa, ministri çek i tha Osmanit se agresioni i 24 shtatorit në Banjskë, i mbështetur dhe sponsorizuar nga Serbia “ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Duke spikatur marrëdhëniet e kahershme pozitive ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?