Kosova & Rajoni

Osmani në Berlin: Nuk duhet lënë hapësirë për qarkullimin e 'non-papers'

3 Maj 2021, 10:51| Përditesimi: 3 Maj 2021, 10:57

  • Share

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ka kushtuar një rëndësi të madhe "nonpapersave", që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi.

Osmani, në një intervistë për Deutsche Welle, ka theksuar se ka ardhur koha që të gjitha vendet të reagojnë së bashku.

“ Jemi të shqetësuar dhe prandaj është ky angazhim i shtuar diplomatik për të sjellë këtë mesazh: Do të duhet patjetër të ngushtojmë hapësirën për shpërndarjen e këtyre non-paper-ve. Këto kanë gjetur hapësirë për shkak të mesazheve jo të qarta të Bashkimit Evropian sa i takon perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sa më të qarta të jenë mesazhet, sa më i fuqishëm të jetë  kredibiliteti i BE-së në rajon, aq më e ngushtë është hapësira që të dalin në shprehje dokumente të tilla. Pra, ajo që duhet bërë urgjentisht është që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në dhe me këtë të ngushtojmë dukshëm mundësinë për manovra të tilla. Dhe të përshpejtohet dialogu, në mënyrë që të ndërpritet status-quo-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që të nisë një dinamikë e re e rrugëtimit të të gjitha vendeve të  Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian”, tha Osmani.

Në fjalën e tij Osmani theksoi se është e nevojshme që dialogu i Kosovës me Serbinëështë një domozdoshmërinë për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

“Prandaj kujtoj se këto dy vendime janë urgjente: Vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe intensifikimi i dialogut me qëllim qe të ndërpritet statusquoja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, tha Osmani.

Në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit Osmani theksoi se pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar ndjeshëm, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?