Ka përfunduar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen.
Pas takimit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se parakusht për arritjen zgjidhjes me Serbinë është vendosja e drejtësisë.
“Historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë ajo që ka qenë parakusht për paqen, ka qenë drejtësia. Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje. Kërkojmë që të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur. E shoh drejtësinë si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe do të insistojmë për këtë”, është shprehur Osmani gjatë konferencës së përbashkët me homologun austriak.
Osmani ka deklaruar se sa i përket zgjidhjes së çështjes me Serbinë, opsioni i vetëm është njohja reciproke.
“Zgjidhja për ne është njohja reciproke që për ne është e domosdoshme. Asnjë zgjidhje tjetër nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme për rajonin tonë. Serbia nuk mund të luajë me dy karta erdhe me Rusinë edhe me BE-në. Duhet ta zgjedh se cila është rruga e saj”, ka theksuar Osmani.
Pas takimitb presidenti austriak Van der Bellen siguroi Osmanin se Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.
//ReportTv.al“Austria ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e Kosovës, madje që para pavarësisë. Zonja Presidente Vjosa Osmani, të jeni e sigurt, Austria do të vazhdojë mbështetjen e saj”, ka shkruar presidenti austriak.