Jens Stoltenberg dhe Vjosa Osmani

Osmani me Stoltenberg: Të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë, tolerimi e inkurajon

20 Nëntor 2023, 18:15| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 18:21

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se është e domosdoshme që Serbia të ndëshkohet për krimet e saja dhe se tolerimi ndaj saj vetëm e inkurajon atë.

Gjatë konferencës së përbashkët me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmnai u shpreh se Serbia “në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon t’i mbështesë ata.”

“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon t’i mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj që udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n, e që sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”,- tha ajo.


Lajmi kryesor:

Stoltenberg në Kosovë: Stabiliteti në rajon ka rëndësi për sigurinë tonë! Sulmi i 24 shtatorit i papranueshëm përgjegjësit të dalin para drejtësisë


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?