Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan

12 Janar, 17:45| Përditesimi: 12 Janar, 17:54

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan.

Ajo e cilëson këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë

“Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, njofton presidentja përmes një postimi në Facebook.

Vatikani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në janar të 2023 gjatë vizitës në Vatikan Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani.

"Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, pat deklaruar ajo. 

Ssipas Ligjit për shërbimin e jashtëm, sa i përket misionit të posaçëm thuhet se ai është një “mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme,të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?