Oshmar në saç nga zonja Albana

11 Dhjetor 2023, 11:31| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 11:32

  • Share

Oshmar në saç

Përbërësit:

  • 2 lgj gjalpë të freskët ose 4 lgj vaj ulliri
  • 3 lgj djathë i thërrmuar
  • 2 gota uji me qumësht
  • 1 gotë me ujë
  • 2 filxhanë çaji miell misri

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shtojmë aty gjalpë të freskët. E lëmë sa të shkrijë dhe më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar (nëse do përdorni djathë kaçkavall duhet që ta shtoni në fund të përgatitjes së oshmarit). E kaurdisim pak dhe më pas shtojmë qumështin dhe ujin. I lëmë të ziejnë derisa të marrin valën e parë e më pas menjëherë shtojmë miellin e misrit. E përziejmë shpejt dhe pa ndërprerje me një lugë druri në mënyrë që të mos krijohen kokërriza. E përziejmë derisa masa të shkëputet nga anët e enës dhe e vendosim në saç ose në furrë të piqet për 15 minuta duke e spërkatur me pak djathë të bardhë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?